Zhduken dy persona në Mitrovicë

Prishtinë | 16 Jan 2023 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Dy meshkuj, në dy raste të ndara në Mitrovicë, janë zhdukur.

Policia njofton se të dielën rreth orës 15:00 një person ka informuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Rasti është duke u hetuar”, tha policia.

Ndërsa, nga fshati Zhabar i Mitrovicës, të dielën rreth 11:30 një person ka informuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Edhe ky rast sipas policisë është nën hetime. 

Të ngjashme