Zhduket një 38-vjeçar në Pejë, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Prishtinë | 26 Pri 2023 | 15:59 | Nga Ekonomia Online

Policia e Rajonit të Pejës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një personi që është raportuar si i zhdukur. Bëhet fjalë për 38-vjeçarin, Samir Puza.

Policia ka kërkuar nga kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)

039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

E-mail adresa: [email protected]

Të ngjashme