Një vajzë e mitur është larguar nga shtëpia e saj, në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë dhe nuk është kthyer më.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti është raportuar, të mërkurën, rreth orës 20:30. “Ankuesi mashkull K-Shqiptar raporton se viktima femër K-Shqiptare e mitur është larguar dhe se nuk është kthyer më”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.