Ekonomia Online
FUNDIT

Pacolli viziton familjet dhe vendin ku u zhdukën dy policët

Pacolli viziton familjet dhe vendin ku u zhdukën dy policët

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli bashkë me ministrinë e Brendshëm, Bejtush Gashi ka shkuar në vendin ku kanë pësuar aksident dy policët e Kosovës Malosor Dashi dhe Armend Trena. Pacolli ka bërë të ditur se ka vizituar edhe familjet e dy policëve që tu qëndroj pranë në këto momente pritjeje dhe ankthi. Postimi […]

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli bashkë me ministrinë e Brendshëm, Bejtush Gashi ka shkuar në vendin ku kanë pësuar aksident dy policët e Kosovës Malosor Dashi dhe Armend Trena.

Pacolli ka bërë të ditur se ka vizituar edhe familjet e dy policëve që tu qëndroj pranë në këto momente pritjeje dhe ankthi.

Postimi i plotë i Pacollit:

Pas kthimit tim nga rruga, sot bashkë me ministrin e Brendshëm z.Bejtush Gashi shkova në vendin ku pësuan aksident dy policët e Kosovës Malsor Dashi dhe Armend Trena Ekipet e policisë, FSK dhe vullnetarëve alpinistë po vazhdojnë kërkimet ne intensitet të lartë.

Vizitova edhe familjet e dy policëve duke u munduar sadopak t’u qëndroj pranë në këto momente pritjeje dhe ankthi.

Të ngjashme