Policia gjen 12-vjeçaren e zhdukur

Prishtinë | 17 Pri 2018 | 15:24 | Nga

Është gjetur nga Policia e Kosovës vajza 12-vjeçare nga Mitrovica, e cila u raportua e zhdukur në stacionin policor “Jugu” në Mitrovicë më 16 prill rreth orës 12.

“Hetuesit policorë, bazuar në deklaratën e ankuesit–prindit, kanë njoftuar prokurorin e çështjes, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet dhe të fillojnë hetimet në kërkim për person i zhdukur.
Hetimet policore në kërkim të vajzës së mitur, bazuar në të dhënat dhe përshkrimin e bërë nga vetë prindi janë bashkërenduar me të gjitha rajonet policore të shpallur në kërkim në nivel vendi, ndërsa pas disa orë angazhimi në orët e mbrëmjes e mitura vajza 12 vjeçare është gjetur në qytetin e Fushë Kosovës.
Rasti është duke u trajtuar sipas procedurave, në bashkëpunim me mbrojtësin e viktimave dhe zyrtarë të Qendrës për Shërbime Sociale”, thuhet në komunikatën e Policisë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme