Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, flet Isufaj: Janë duke u ndërmarrë hetime intensive

Prishtinë | 19 Dhj 2022 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë të jashtëzakonshme shokoi opinionin kur njoftoi për skandalin e zhdukjes së mostrave të ish-aktivisiti të Lëvzjes Vetëvendosje Astrit Dehari nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

I kontaktuar nga Gazeta Express, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj tha se për rastin në fjalë janë duke u ndërmarrë hetime intensive.

“Për çështje në hetim nuk mund të japim detaje. Mund të themi që janë duke u ndërmarrë hetime intensive lidhur me këtë rast”, tha Isufaj të hënën për Gazetën Express.

Ministria e Drejtësisë ka pezulluar nga puna katër zyrtarë të IML-së, bëhet fjalë për: Nardi Sheqergjiu, toksikolog mjekoligjor, Flutura Goga, udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë, Anila Lakna, teknike e Laboratorit të Toksikologjisë dhe Ilirjana Shala, kimiste në këtë Institut.

Të ngjashme