Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, Haxhiu nxjerr emrat e 4 zyrtarëve të suspenduar

Prishtinë | 08 Dhj 2022 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se ka pezulluar katër zyrtarë të Instituti të Mjekësisë Ligjore pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit.

Njoftimi i plotë:

 Pezullohen nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve:

Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore

Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në  Institutin për Mjekësi Ligjore

Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore

Ilirjana Shala, Kimiste  në Institutin për Mjekësi Ligjore

Vendimi ka hyrë në fuqi me 8.12.2022

Të ngjashme