Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit në IML, Prokuroria Speciale intervistoi disa persona

Prishtinë | 15 Shk 2023 | 16:24 | Nga Ekonomia Online

Pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) nga Prokuroria Speciale e Kosovës kanë bërë të ditur se për momentin nuk kanë ende persona të dyshuar në këtë çështje.

Lajmin për “Arbresh.info” e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu.

Sipas tij, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave në cilësi të dëshmitarëve.

“Ndërkaq, për rastin e zhdukjes së provave në çështjen Dehari, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave në cilësi të dëshmitarëve. Po ashtu, ju informojmë se kemi ndërmarr veprime konkrete që do të na ndihmojnë në rrjedhën e procedurës të mëtutjeshme hetimore. Për momentin nuk kemi ende persona të dyshuar në këtë çështje”, ka thënë Lutfiu.

Po ashtu, Lutfiu theksoi se janë ende në fazë të hetimeve dhe se siç tha ai nuk mund të japin informata tjera.“Duke pasur parasysh se ende jemi në fazën e hetimeve nuk mund të japim informata tjera lidhur më këtë çështje”, ka thënë Lutfiu.

Kujtojmë se, më 8 dhjetor të vitit të kaluar, 12 mostra të Astrit Deharit janë zhdukur nga Laboratori i Toksikologjisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Të ngjashme