Zhvillimet në veri, ambasadori gjerman: Duhet zgjidhje urgjente për të shmangur përshkallëzimin e situatës

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka përsëritur se  nevojiten zgjidhje urgjente për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve në veri.

Ai ka bërë të ditur se bashkë me ambasadorët e tjerë të vendeve të Quintit ka biseduar me përfaqësues të organizatave joqeveritare për situatën aktuale politike.

Rohde ka thënë gjithashtu se nevojitet më shumë dialog i brendshëm.

“Faleminderit të gjithë përfaqësuesve të organizatave joqeveritare për ndarjen e pikëpamjeve të tyre. Diskutimi ynë tregoi nevojën urgjente për zgjidhje për të shmangur përshkallëzimin. Duhet gjithashtu më shumë dialog i brendshëm”, tha ai.

Të ngjashme