Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias do të qëndroj sot për vizitë në Kosovë.
Sipas njoftimit të lëshuar nga MPJ e Greqisë, thuhet se Dendias do të ketë një takim me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Pas këtij takimi është planifikuar që të ketë një konferencë të përbashkët për media diku rreth orës 11:30.
Në njoftim gjithashtu thuhet se kryeministri Albin Kurti, do të shtrojë drekë për ministrin grek Dendias.