Zhvillimi i bizneseve private, e vetmja rrugë perspektive

Prishtinë | 27 Shk 2017 | 17:44 | Nga

Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe zëvendësministri Agim Krasniqi pritën sot në takim delegacionin e BERZH-it të kryesuar nga Drejtori për Ballkanin Perëndimor Holger Muent.

Në këtë takim u bisedua për kontributin e BERZH-i për Kosovën, si dhe për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve në zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua edhe për mbështetjen që ka dhënë BERZH-i deri me tani për financimin e projekteve kapitale të Qeverisë, në veçanti për projektet infrastrukturore, në sektorin e transportit, ujitje dhe për zonat ekonomike si dhe për mbështetjen e skemës për garantimin e kredive.

Ata gjithashtu u dakorduan për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin në fushat të cilat krijojnë një perspektivë më të mirë për qytetarët e Kosovës me theks të veçantë zhvillimin e bizneseve private si e vetmja rrugë zhvillimore e një vendi e cila ndikon direkt në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin ekonomik të tij.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme