Zhvillojeni inteligjencën tuaj emocionale

Prishtinë | 28 Sht 2024 | 04:50 | Nga Ekonomia Online

Inteligjenca emocionale – shkalla në të cilën ne kuptojmë dhe ndikojmë në emocionet tona dhe ato të të tjerëve – është vetë thelbi i njerëzimit tonë. Pra, është aftësia që të mos jemi të vrazhdë.

Ne nuk e zhvillojmë atë duke lexuar një libër apo duke i modeluar të tjerët për ne. Ajo formohet nga një jetë e e mbushur me eksperienca individuale. Është një shenjë e eksperiencës, duke krijuar marrëdhënie që kanë rëndësi.

Në përgjithësi, dekadat e inovacioneve teknologjike e kanë bërë jetën tonë më të lehtë, por na kanë mundësuar gjithashtu që të kemi një inteligjencë shumë të ulët emocionale. Tani mosha dixhitale, na kërkon që çdonjëri prej nesh ta përmirësojë atë sa më shpejt.

Ja cilat janë arsyet dhe si mund ta arrijmë atë.

Së pari tregoni respekt ndaj inteligjencës artificiale

Ashtu si mendimi i njeriut, IA është një pasqyrim i yni – qoftë për mirë apo për keq. Asistentët e bisedave si Siri dhe Alexa janë “të mësuar” nga të gjithë ne, jo vetëm nga zhvilluesit e IA.

“Dihet që në komunitetin e teknologjisë njerëzit thonë gjëra të tmerrshme për këta asistentë. Nëse do t’i dëgjonit do të habiteshit,” shpjegon Mary Czerwinski, menaxher i hulumtimit të grupit kërkues Visualization and Interaction (VIBE) në Microsoft.

“Ajo që na shqetëson është se fëmijët që përdorin Alexa, për shembull, për të bërë detyrat e shtëpisë ose për të bërë ndonjë shaka – nuk mund të kontrollohen – dhe asistentët artificialë mund të modelojnë sjellje vërtet të varfëra (bazuar në atë që mësojnë nga të rriturit),” thotë Czerwinski.

Përgjegjësia jonë kolektive për të mësuar asistentët artificialë se si të përgjigjen ose të demonstrojnë një reagim emocional është në thelb një akt i prindërimit global. Ne duhet të modelojmë një sërë emocionesh dhe bisedash kur angazhohemi në biseda IA dhe duhet të flasim me ta me respekt, në të njëjtën mënyrë që përpiqemi të bëjmë me fëmijët tanë dhe madje edhe me bashkëpunëtorët tanë.

Pra, çfarë do të thotë të zhvillosh inteligjencën emocionale?

Përqafimi i inteligjencës tonë emocionale përfaqëson mënyrën se si ne komunikojmë. Dhe mënyra se si ne komunikojmë mëson inteligjencën artificiale se çfarë do të thotë të jesh human. Është e vlefshme që ne të gjithë të bëjmë më mirë.

Aplikimi i ndjeshmërisë dhe zhvillimi i inteligjencës tonë emocionale janë thellësisht personale. Është e palogjikshme të presësh që një ekip apo individ të pasqyrojnë të njëjtën sjellje me shefin e tyre. Në thelbin e saj, inteligjenca emocionale nuk mësohet, por fitohet, duke e bërë atë të arritshme nga të gjithë.

Duke e familjarizuar veten tonë me kuadrin e inteligjencës emocionale dhe duke zgjedhur për herë të parë një fushë për të përqendruar vëmendjen tonë, si ndjeshmëria, ne mund të bëjmë hapa gjigantë drejt përmirësimit të komunikimit ndërpersonal dhe rezultateve që përfitojnë të gjithë – duke përfshirë inteligjencën artificiale që ne jemi duke e mësuar kolektivisht.

Filloni me aplikimin e ndjeshmërisë

“Ndjeshmëria është aplikimi tjetër vrasës,” thotë Mark Edmunds, partner i lartë dhe anëtar i bordit në Deloitte. “Të mësosh ose të përmirësosh ndjeshmërinë fillon me të dëgjuarit për të mësuar dhe për të mos u përgjigjur.”

Edmunds sugjeron praktikën e pushimit për 3-5 sekonda para se të përgjigjeni. Të aplikosh këtë praktikë është një sinjal i heshtur, i cili tregon që juve ju interesojnë personat përreth jush. Dhe, duke supozuar se mund të procesoni me shpejtësi atë që keni dëgjuar, ju garantoni një përgjigje të ndjeshme. (Kjo teknikë paraqet një aspekt tjetër të inteligjencës emocionale – kontrollin e impulsivitetit.)

Për ata që e praktikojnë këtë, është për t’u habitur sesa shumë mësohet përmes dëgjimit aktiv dhe pauzave kuptimplota. Ndërsa për zhvilluesit e IA kudo në botë, kjo është një sjellje që ata aplikojnë kur programojnë për të imituar një njeri.

Teknologjia mund të jetë shumë larg kësaj rruge, por ka ende kohë dhe mundësi për të mësuar. Le ta zhvillojmë atë me zgjuarsi duke përmirësuar inteligjencën tonë emocionale për të përfituar njëri-tjetrin dhe duke përqafuar të ardhmen tonë të dominuar nga inteligjenca artificiale. (Burimi: INC)

Të ngjashme