Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoni, Ziadin Sela, ka reaguar për tragjedinë që ndodhi në një autostradë në Bullgari ku humbën jetën rreth 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Përmes rrjetit social Facebook, ai tha se është i tronditur me lajmin dhe u ka shprehur ngushëllime familjarëve për të viktimave.
“I tronditur nga lajmi për tragjedinë në Bullgari, ku 46 bashkëqytetarë tanë kanë humbur jetën në autobusin e aksidentuar që kthehej nga Turqia. Edhe më të rëndë këtë tragjedi e bëjnë informatat se në mesin e viktimave ka edhe fëmijë nën 18 vjet. Ngushëllime dhe forcë familjarëve të viktimave, këto ditë të gjithë do të jemi me ata dhe me të lënduarit për të cilët lutemi të shërohen sa më shpejtë”, ka shkruar Ziadin Sela.