Zinedine Zidane, i cili këtë të diele ishte në Paris duke parë finalen e Roland Garrosit, u shfaq sërish të hënën në një ngjarje në kryeqytetin francez.
Ish-trajneri i Real Madridit tha se ende nuk është i qartë për atë se çfarë do të bëjë në sezonin e ardhshëm.
“Po pushoj dhe nuk e di se çfarë do të bëj. Gjëja më e rëndësishme është vendimi që kam marrë dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas”, tha francezi.
Trajneri së bashku ish-bashkëlojtarët e kombëtares franceze Laurent Blanc, Youri Djorkaeff , Fabien Barthez, Christian Karembeu dhe Robert Pires morën pjesë në hapjen e sheshit për fëmijë të Adidas në Saint-Denis, afër Stade de France, në Paris.
Ai siguroi se asgjë nuk kishte planifikuar pas përfundimit të punës në Real, të cilën e braktisi njëmbëdhjetë ditë më parë.
“Franca ka potencial të vërtetë, shpresoj që të arrijë sa më shumë që të jetë e mundur dhe pse jo, që të fitojë Kupën e Botës “, tha Zizou.
Zidane gjithashtu lavdëroi një nga yjet e ekipit francez, Kylian Mbappen “Ai është i shkëlqyer për moshën që ka, ju duhet ta lejoni atë të bëjë atë që ai e di, sepse gjithmonë do të marrë vendimin e duhur”.