Zinedine Zidane u largua ditë më parë nga skuadra e Real Madridit, ani pse sukseset me këtë skuadër nuk munguan.
Ai pas shkëputjes së kontratës ka hequr dorë nga të hollat që Real Madridi duhet ti paguante atij.
Kontrata e Zinedine Zidanes kishte vlerë prej 9 milion euro në sezon dhe mbaronte në vitin 2020. Kur ai u largua, Zidane mes tjerash po ashtu hoqi dorë edhe nga 18 milion eurot që Real Madridi duhej t’i paguante.
Dhe kjo nuk është hera e parë që ai bën diçka të ngjashme. Në vitin 2006, kur u pensionua si lojtar, Zizou po ashtu hoqi dorë nga pagat që Real Madridi duhej t’i paguante deri në fund të kontratës, transmeton Koha.net.