Zinedine Zidane do ta rinisë sot punën me djelmoshat e tij në qendrën stërvitore në Valdebabas, pas humbjes turpëruese të Real Madridit 7:3 kundër Atletico Madridit në International Champions Cup.
Dhimbja nga ajo humbje është më e madhe se cilado humbje tjetër në ndeshje miqësore sepse të gjithë në klub janë të zhgënjyer me mënyrën sesi humbën dhe pas dy ditëve pushim, skuadra do t’i rikthehet punës.
Të martën, Real Madridi përballet me Tottenhamin në Audi Cup në Munih, një turne miqësor që i jep mundësi gjigantit spanjoll ta ndryshojë atmosferën në klub.
Reali do të luftojë drejt Munihut sot pasdite pas stërvitjes, por këtë herë Zidane nuk do të flasë para ndeshjes.
Audi Cup nuk organizon konferenca për media, prandaj Zidane nuk ka përse ta shfaqë fytyrën deri pas ndeshjes me gjigantin anglez dhe deri atëherë disponimi mund të jetë më i mirë, edhe pse mund edhe të përkeqësohet po ashtu.
Të mërkurën, Reali do të përballet edhe me një test tjetër pasi ose Bayern Munich, klubi që para pak ditës e mposhti 3:1 Madridin, apo Fenerbahçe do ta presin atë në finale ose në një ndeshje për vendin e tretë.
Nga tri ndeshje parasezonale deri tani, Real Madridi e ka mundur vetëm Arsenalin, dhe atë përmes penalltive pasi loja e rregullt ishte mbyllur baras.