Federata Franceze e Futbollit ka konfirmuar përbërjen e stafit të ri të Kombëtares së Francës, të drejtuar nga Zinedine Zidane.
Stafi do të ketë 23 anëtarë. Krahu i djathtë i Zidanes do të jetë David Bettoni, ndërsa përgatitjen e portierëve do ta drejtojë legjenda Fabien Barthez, transmeton .
Në staf janë përfshirë edhe Arthur Hochedé dhe Grégory Dupont, ndërsa sektorin mjekësor do ta udhëheqë Hervé Collado, kurse për mediat do të jetë përgjegjës gazetari Xavier Giraudon.
Zidane do ta zhvillojë ndeshjen e parë në stolin e Francës më 25 shtator ndaj Turqisë, ndërsa më 28 shtator “Les Bleus” do të përballen me Belgjikën.
Në tetor, Franca do të luajë ndaj Italisë dhe Belgjikës.
●