Zinedine Zidane ua ka kushtuar çmimin e ‘Trajnerit të vitit’ lojtarëve të Real Madridit, nga të cilët mendon se Sergio Ramosi është më i rëndësishmi.
Qendërmbrojtësi i Los Blancos ishte njëri prej pesë lojtarëve të Realit që u zgjodhën në ‘Ekipin e vitit’ nga FIFA, krahas Marcelos, Cristiano Ronaldos, Toni Kroosit dhe Luka Modricit.
“Sergio Ramos është kapiteni ynë dhe e di statusin e tij në skuadër”.
“Fundja, ai është lojtari më i rëndësishëm në skuadër, sepse ai është lideri”.
“Madridi është klubi më i mirë në botë dhe qëllimi jonë është që të vazhdojmë të bëjmë histori me të gjithë këta lojtarë të mrekullueshëm që janë në klub”, ka deklaruar legjenda franceze për Radio Marca.
Në 12 muajt e kaluar, Reali i ka fituar pesë trofe duke përfshirë edhe La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.
Në evenimentin e FIFA-s, Cristiano Ronaldo u shpall lojtari më i mirë në botë.