Ish-trajneri i Real Madridit mund të ribashkohet me Cristiano Ronaldon në Torino.
Juventusi është duke shpresuar që ta emërojë Zinedine Zidane si menaxher për stinorin e ardhshëm, shkruan El Pais, transmeton Gazeta Express.
Massimiliano Allegri është trajner i Juventusit tash e katër vite, ku i ka fituar katër tituj të Serie A-së, ndërsa drejtuesit e ‘Zonjës së Vjetër’ mendojnë se epoka i tij mund të marrë fund pas pesë stinoreve.
Zëvendësimi ideal i Allegrit për klubin italian do të ishte Zidane, i cili u largua nga Real Madridi gjatë kësaj vere ku i fitoi 3 Liga të Kampionëve.
Zidane ishte pjesë e Juventusit si lojtar gjatë periudhës 1996 deri më 2001.