Qytetarët në Zimbabve votojnë sot në zgjedhjet e para pa përfshirjen e udhëheqësit shumëvjeçar, Robert Mugabe.
Presidenti themelues i këtij vendi, Mugabe, u rrëzua në një puç vitin e kaluar, pas pothuajse katër dekadash në pushtet.
Garuesit kryesorë në zgjedhjet e sotme presidenciale janë presidenti në detyrë, Emmerson Mnangagwa, nga partia qeverisëse Zanu-PF, dhe udhëheqësi i opozitës, Nelson Chamisa.
Zgjedhjet parlamentare dhe lokale zhvillohen po ashtu. Rezultatet priten më 14 gusht.
Sondazhet i japin Mnangagwas, 75 vjeç, epërsi të vogël ndaj rivalit të tij 40-vjeçar, i cili udhëheq Lëvizjen për Ndryshim Demokratik.