Zjarr i madh në Obiliq, flet zëdhënësi i KEK-ut

Prishtinë | 03 Nën 2018 | 15:51 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në Obiliq afër Korporatës Energjetikë të Kosovës.

Në fotografitë e siguruara nga Insajderi shihet se tymi ka përfshirë këtë komunë.

Insajderi ka kontaktuar me zëdhënësin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Skender Bucolli, i cili ka thënë se zjarri ka ndodhur jashtë zonës së kësaj korporate dhe se nuk ka asnjë rrezik për operim ditor.

“Një zjarr ka ndodhë tek Metakosi jashtë hapësirave operative të KEK-ut. Por Pavarësisht kësaj KEK-u me të gjitha njësit që ka në dispozicion kanë shkuar në vend të ngjarjes edhe e kanë eleminu zjarrin edhe nuk ka asnjë asnjë rrezik për operimet ditore që i ka KEK-u”.

“Ka qenë zjarr fushorë, është djeg bari por nuk ka asnjë rrezik për operimet tona” , tha Bucolli

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme