Zjarr i madh në Pashaliman, nis operacioni me helikopterë nga ajri

Prishtinë | 30 Qer 2020 | 19:59 | Nga Ekonomia Online

Zona e Pashalimanit në Shqipëri është përfshirë nga zjarri. Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë bën të ditur se ka nisur operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit.

Mësohet se një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është përfshirë në operacion

“Nis operacioni nga ajri për shuarjen e vatrës masive të zjarrit në zonën e Pashalimanit. Një helikopter i Forcës Ajrore i pajisur me mjetet e posaçme është përfshirë në operacion. Sipas raportimeve të deritanishme zjarrin nuk rrezikon bazën detare të Pashalimanit”, thuhet në njoftimin e ministrisë

Të ngjashme