Autoritetet greke në rajonin Corinth i larguan nga shtëpitë banorët e gjashtë fshatrave, ndërsa zjarrfikësit po i luftojnë zjarret që kanë shpërthyer në pyje me dhjetëra kamionë e 21 mjete fluturuese.
Zjarret shpërthyen të mërkurën në mbrëmje, kurse deri më tash nuk është raportuar për ndonjë të vdekur. Zjarri nisi në një qendër bregdetare të pushimeve në Gadishullin e Peloponezit, rreth 90 kilometra larg Athinës.
Autoritetet urdhëruan që të evakuohen banorët e gjashtë fshatrave dhe dy manastire në Malet Gerania si masë parandaluese, tha një zyrtar i zjarrfikësve.
Zëdhënësi i policisë, Theodoros Chronopoulos, i tha agjencisë Reuters se rreth 300 persona janë evakuuar, transmeton Gazeta Express.
Zjarrfikësit thanë se mbi 180 pjesëtarë janë duke luftuar me zjarret, të ndihmuar nga 62 kamionë, 17 aeroplanë e tre helikopterë.