Zjarr i madh në Velipojë, flakët rrethojnë zjarrfikësen (Video)

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 20:46 | Nga

Një zjarr ka rrezikuar 3 banesa, 3 stalla dhe dhjetra bageti ne fshatin Reç i Ri ne Velipoje. Kane qene vete banoret qe fillimisht kane nderhyre me mjete rrethanore dhe me pas kane mberritur zjarrefikeset.

Një zjarrfikëse ka rrezikuar ndjeshëm sepse është rrethuar nga flakët dhe tymi. Shoferi Ramiz Berhanxhia është asfiksuar për momentin por ka arritur që të shpëtojë dhe nuk ka pesuar dëme por vetëm një helmim të momentit.

Falë ndërhyrjes së banorëve dhe zjarrfikësve është arritur që zjarri të neutralizohet. Banesat dhe banorët jane rrezikuar ndjeshëm sepse flakët janë afruar deri në 3 metër afër tyre.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme