Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person

Prishtinë | 11 Kor 2026 | 17:15 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati në lagjen nr. 15 të qytetit të Korçës.

Në vendngjarje ka mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve, shkruan Euronews.al.

Për pasojë, mësohet se ka humbur jetën një 72-vjeçar i identifikuar U.H. Për arsye sigurie zjarrfikësit po evakuuojnë nga banesat të gjithë banorët deri në vendosjen e situatës nën kontroll.

Të ngjashme