Zjarr në një ndërtesë në “Bregun e Diellit”, lëndohet një grua

Prishtinë | 28 Dhj 2023 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr ka shpërthyer në një ndërtesë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lidhur me rastin detaje kanë dhënë nga Brigada e Zjarrfikësve.

Komandanti Malë Gashi, tha për Klankosova.tv se zjarri u shkaktua nga orët e rrymës.

“Ekipet kanë intervenuar edhe e kanë fikur zjarrin”, tha ai.

Gashi shtoi se në këtë rast dyshohet se u lëndua një grua.

“Aty është krijuar një tym i madh dhe tek banorët ka krijuar panik. Me sa kam informacione një grua është rrëzuar dhe ka lënduar dorën”, theksoi Gashi.

Ai tha se ekipet e zjarrfikëve e kanë përfunduar punën dhe po kthehen në bazë.

Të ngjashme