Ekonomia Online
FUNDIT

Zjarr në një objekt në Lipjan, policia jep detaje

Zjarr në një objekt në Lipjan, policia jep detaje

Policia njofton për një incident zjarri në një objekt ndihmës të një shtëpie në fshatin Babush i Muhaxherëve në Lipjan. Nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm për dëme mareriale. “Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe […]

Policia njofton për një incident zjarri në një objekt ndihmës të një shtëpie në fshatin Babush i Muhaxherëve në Lipjan. Nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm për dëme mareriale.

“Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm.

Për detaje rreth rastit do të njoftojeni pasi që nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes”, thuhet tutje në njoftimin e policisë, transmeton Gazeta Express.

Të ngjashme