Kalifornia tash e disa ditë po përballet me zjarre masive, ndërsa raportohet se të paktën gjashtë persona kanë ndërruar jetë.
Sipas medieve të huaja, Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom u ka bërë thirrje për ndihmë Australisë si dhe Kanadasë për shuarjen e flakëve, megjithëse disa shtete të SHBA-së po merren me këtë çështje.
“Këto zjarre po shterin burimet tona si dhe personelin tonë”, tha ai.
Fatkeqësia me të cilën po përballet vendi është më e rënda që ka përjetuar Kalifornia ndonjëherë, raportojnë autoritetet.
Dyshohet se zjarret filluan nga goditja e rrufeve, ndërsa Lugina e Vdekjes u përball para disa ditësh me temperatura shumë të larta.