Zjarret në Australi shkatërrojnë një qytet

Prishtinë | 22 Dhj 2019 | 16:10 | Nga Ekonomia Online

Drejtuesja e New South Wales, Gladys Berejiklian, thotë se kushtet katastrofike të zjarrit kanë shkatërruar pothuajse plotësisht tokën e një komunitei australian.

Ajo tha se nuk kishte mbetur shumë nga qyteti Balmoral, në jug-perëndim të Sidneit, ku jetojnë rreth 400 banorë.

Zjarrfikësit po përpiqen t’i lokalizojnë zjarret që kanë kapluar këtë vend pas një thatësie dhe klime tejet të nxehtë.

Që nga shtatori, zjarri në Australi ka vrarë të paktën nëntë persona, ka shkatërruar qindra shtëpi si dhe janë djegur miliona hektarë tokë.

Të ngjashme