Zjarrfikësit e Ferizajt, e mbyllën dhe nisën vitin në intervenim

Prishtinë | 01 Jan 2023 | 21:01 | Nga Ekonomia Online

Ekipi kujdestar i zjarrfikësve të Ferizajt, pati goxha punë natën mes së shtunës e së dielës, kur po shënohej festa e viti i ri 2023.

Në një rast që ndodhi dy orë para ndërrimit të moteve u ndez një mbulojë e ballkonit të një banese, por që fatmirësisht nuk pati të lënduar, shkaktar ishin mjetet piroteknike.

Një tjetër zjarr me përmasa më të mëdha, por që nuk i dihej shkaktari, ra edhe në minutat e parë të vitit 2023, në një fabrikë të stiroporit në Fshatin e Vjetër. Edhe aty pati veç dëme materiale.

Në vendngjarje për të hetuar rastin, dolën më pas edhe policia e KEDS-i. E më qetë, para, gjatë dhe pas mesnate ishte në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj ku nuk pati të lënduar nga mjetet piroteknike.

Për të ofruar shërbimet mjekësore ata kishin në dispozicion dy ekipe kujdestare për dalje në terren dhe një tjetër që qëndronte brenda QKMF-së.

Të ngjashme