Zjarrfikësit në Francë përballen me zjarrin “përbindësh” pranë Bordo

Prishtinë | 11 Gus 2022 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se një mijë zjarrfikës janë duke u përballur me një zjarr “përbindësh” në Francën jugperëndimore që ka shkatërruar tashmë rreth shtatë mijë hektarë, thonë zyrtarët.

Zjarri i furishëm pranë qytetit të Bordeaux shkatërroi një numër shtëpish dhe detyroi 10 mijw banorë të largohen, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

“Është një përbindësh,” tha përfaqësuesi i zjarrfikësve Gregory Allione për Radio RTL të Francës.

Erërat e forta dhe temperaturat e larta po vështirësojnë operacionin e shuarjes së zjarrit.

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se zjarrfikës nga Austria, Gjermania, Greqia, Polonia dhe Rumania “po vijnë për të ndihmuar” Francën në luftimin e flakëve.

“Solidariteti evropian në punë!” postoi ai në Twitter.

Këtë verë Franca dhe një numër vendesh të tjera evropiane kanë parë një valë zjarresh vdekjeprurëse, të shkaktuara nga temperaturat rekord dhe thatësira në të gjithë kontinentin.

Të ngjashme