Zjarri përfshin mbeturinat në kryeqytet, dëmtohen dy vetura

Prishtinë | 01 Kor 2026 | 08:47 | Nga Ekonomia Online

Një rast i zjarrit është raportuar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë.

Raportohet se fillimisht nga zjarri janë përfshirë mbeturina, teksa më pas flakët kanë kapluar edhe dy vetura përreth.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Pllana tha se nga ky rast nuk raportohet për të lënduar, teksa janë dëmtuar dy vetura.

“Rreth orës 06:00, është raportuar për një zjarr në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, si dhe ekipet e zjarrfikësve, të cilat kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin.Sipas informacioneve fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa si pasojë e zjarrit janë dëmtuar dy vetura.Aktualisht, hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes”, ka thënë ai.

Të ngjashme