Ekonomia Online
FUNDIT

Zjarri përfshin një depo në Lipjan, shkakton vetëm dëme materiale

Zjarri përfshin një depo në Lipjan, shkakton vetëm dëme materiale

Një zjarr ka përfshirë një depo të një biznesi në hyrje të Lipjanit, rreth orës 16:30 të ditës së sotme. Për Ekonomia Online e ka konfirmuar policia ku njoftoi se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar. Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po […]

Një zjarr ka përfshirë një depo të një biznesi në hyrje të Lipjanit, rreth orës 16:30 të ditës së sotme.

Për Ekonomia Online e ka konfirmuar policia ku njoftoi se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për të lënduar.

Në vendngjarje kanë dalë menjëherë njësitë e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin. Depoja ndodhet në rrugën “Ibrahim Rugova”.

“Sot rreth orës 16:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Ibrahim Rugova në Lipjan. Menjëher në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat fillestare raportohet vetëm për dëme materiale”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme