Temperaturat e larta që po mbretërojnë këto ditë kanë bërë që të bien shumë zjarre gjithandej vendit.
Një zjarr ka shpërthyer mbi kodrinat e Krushës së Madhe në Rahovec, duke rrezikuar dhe vreshtat.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Degës së AAK-së në Rahovec, Smajl Latifi,
“Tashmë një sipërfaqe e madhe është djegur, madje edhe një rend me vreshta. Flakët janë duke u përhapur dhe ka rrezik t’ju afrohen edhe shtëpive”, alarmon Latifi.
Ai i ka bërë thirrje zyrtarëve komunalë dhe ekipeve të zjarrfikësve që të marrin masa dhe të vijnë sa më shpejtë në këtë vend.
“Ndryshe, vapa e madhe e përcjellë me një erë të lehtë përbën rrezik nga flakët që e kanë përfshirë malin përreth”.
Vatra zjarri kanë shpërthyer dhe në Vushtrri, Mitrovicë, Podujevë etj.