Zjarrvënie e qëllimshme në Dumnicë të Podujevës

Podujevë | 22 Shk 2017 | 15:51 | Nga

Në fshati Dumnicë të Podujevës, persona të panjohur, dy ditë më parë, në orët e mbrëmjes, i kanë vënë zjarrin ushqimit të kafshëve të një banori. Viktima mashkull, K/shqiptar, rastin ia raportoi policisë.

“Persona të panjohur ia kanë vënë zjarrin ushqimit të bagëtive, i cili ka qenë i vendosur në një shtëpi të pabanuar”, saktëson raporti i sotshëm i Policisë së Kosovës.

Raporti tregon se njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin, ndërsa vlera e dëmit, sipas ankuesit, është rreth 10 000 euro.

Njësitet policore janë duke hetuar rastin.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme