ZKA-ja i auditon institucionet si e menaxhuan Coronavirusin, jepen edhe rekomandime

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 08:38 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Masat e marra nga Qeveria për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve pas përhapjes së pandemisë kanë ndikuar në punën e Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA).

Kjo ka ndikuar edhe në punën në terren, ku vetëm 75% e punës është përfunduar.

Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani në një intervistë për tha Ekonomia Online se ZKA-ja po punon me staf esencial për shkak të pandemisë, krejt kjo që mos të jetë edhe ngarkesë për institucionet të cilat po luftojnë me pandeminë.

Por, potencoi ai se të gjitha obligimet e ardhura nga plani vjetor i punës do t’i përmbyllin.

“Natyra e punës së auditimit është specifike sepse kërkon ekzaminime në teren e derisa kemi një kufizim të lëvizjes për shkak të pandemisë dhe te entiteti që një auditor me stafit janë duke punuar të kufizuar dhe nuk kemi parë partnerë që të kemi mundësi që të ekzaminojnë dokumentacion. Jemi të vëmendshëm që mos t’i ngarkojmë me kërkesa institucionet të cilat fokusin e kanë luftimin e pandemisë”.

“Ne kemi bërë një plan të dytë të punës në raport me situatën. Po punojmë me staf esencial në zyre dhe një pjesë nga shtëpitë me një orar të reduktuar. Shpresojmë që do të kemi mundësi që të përmbyllim vitin duke i përmbushur të gjitha obligimet të ardhur nga plani vjetor i punës”, tha Osmani.

ZKA-ja planifikon që në fund të vitit të publikojë raportin i cili do t’iu shërbej institucioneve në menaxhimin e krizave.

Osmani tha se ky raport do të jetë rezyme se si është menaxhuar Coronavirusi duke përfshirë rekomandime për të menaxhuar situatën në kohë krizash në të ardhmen.

“Vetë luftimi ka një ndikim të madh në buxhetin e vendit, janë të pashmangshme që këto auditime do të ndodhin në muajt në vijim, por ne po planifikojmë që të kemi një auditim të veçanta të performancës së institucioneve tona se si menaxhojnë situatën e krizave”.

“Do të jetë një raport që ka me ju shërbye institucioneve në të ardhmen. Të identifikojmë pikat kritike. Raporti pritet të fillojë punën në shtator, shpresojmë që do të jetë një lloj rezymeje se si e kemi menaxhuar Covid-19 dhe se si do të kemi mundësi me përmirësua përmes rekomandimeve në të ardhmen”, u shpreh Osmani për EO.

Me tej, Osmani theksoi se në qershor pritet të dalin me valën e dytë të auditimeve, duke përmbushur rreth 75 për qind të raporteve të auditimit.

“Ne kemi përfunduar rreth 75% të punës në terren. Në momentin që do të kemi mundësi t’i kthehemi terrenit do të përfundojmë pjesën e mbetur të punës duke dalë me valën e dytë të auditimeve ku janë edhe 65 raporte. Të kemi mundësi që deri në fund të muajit qershor të kemi përfunduar rreth 75 përqind e raporteve”, ka thënë ai.

Të ngjashme