ZKA: Shefit të prokurimit të Podujevës i është vazhduar kontrata jashtëligjshëm

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 11:48 | Nga

Dy kontrata nga gjashtë muaj i janë vazhduar ish-shefit të prokurimit, Ibrahim Hoxha nga Komuna e Podujevës pas pensionimit të tij.

Kjo po konsiderohet jo në përputhje me rregulloret dhe ligjet në fuqi, shkruan sot “Koha Ditore”.

E para, komunarët nuk kanë zbatuar Rregulloren 02/2010 për procedurat e rekrutimit të shërbimit civil për rekrutimin e një nëpunësi tjetër në këtë pozitë, ndërsa e dyta vazhdimi i kontratës për shërbime të veçanta më shumë se gjashtë muaj.

Këto vërejtje i ka dhënë edhe Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e saj vjetor për këtë komunë.

“Sipas Rregullores 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, neni 4, për pozitat drejtuese në rast se nuk ka kandidatë nga nëpunësit ekzistues, atëherë zhvillohet procedura e hapur e rekrutimit. Megjithëkëtë, pozita e udhëheqësit të prokurimit kishte mbetur e lirë që nga janari i vitit 2017, nga kur ishte pensionuar nëpunësi dhe ende nuk ishte shpallur konkurs”, thuhet në raportin e ZKA-së për Komunën e Podujevës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme