Zogaj: Qeveria po i ndëshkon mësuesit me paga, po Qeverinë kush do ta ndëshkojë?

Prishtinë | 31 Gus 2022 | 20:42 | Nga Ekonomia Online

Analisti Petrit Zogaj ka folur lidhur me reduktimet me energji elektrike si dhe për ndaljen e pagave për grevistët.

Zogaj përmes një shkrimi në Facebook ka akuzuar Qeverinë duke i thënë se nuk po u siguron rrymë shkollave, por po kërkon që mësuesit të sigurojnë mësim nxënësve.

Ai pyet se kush do ta ndëshkojnë qeverinë për mungesën e rrymës, pasi që qeveria është duke i ndëshkuar mësuesit me ndaljen e pagave.

“Qeveria e cila nuk u siguron rryme shkollave kerkon nga mesuesit qe t’u sigurojne mesim nxenesve. Tash meqe qeveria i paska ndeshku arsimtaret me rrogat e gushtit, kush duhet me e ndeshku qeverine per mungesen e rrymes? Kesaj qeverie aktualisht vetem dialogu me Serbine po i ecen si duhet, ose me thene me mire, takimet e Kurtit me Vuciqin”, shkroi Zogaj.

Të ngjashme