Zogaj: S’është punë me e kapë përgjegjësia liderin, çfarë mashtruesi

Prishtinë | 26 Tet 2021 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Analisti Petrit Zogaj ka ironizuar me kryeministrin Albin Kurti, i cili tha se Qeveria e tij nuk ka faj për rritjen e çmimeve.

Zogaj shkruan se “s’është punë me e kapë përgjegjësia liderin”, duke e quajtur Kurtin mashtrues.

“Kur jam ne opozite, qeveria eshte fajtore per rritje te cmimeve dhe shtrejtimt te jeteses. Ndersa, kur jam ne pushtet, kritiket e qeverise jane fajtore per rritje te cmimeve. S’eshte pune me e kape pergjegjesia liderin. Cfare mashtruesi”, shkroi Zogaj.

Kurti, përmes një postimi në Facebook tha se Kosova i është ekspozuar një inflacioni që ka ndikuar në rritjen e çmimeve sikurse e gjithë bota. Ai ka kërkuar nga qytetarët qetësi e durim, duke paralajmëruar që ditëve në vijim do ta bëjnë një pako masash që do t’u ndihmojnë atyre.

Të ngjashme