Lëvizja Vetëvendosje e ka lëshuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, pasi ka dështuar përpjekja e tyre për të siguruar votat e nevojshme për të thirrur seancë të jashtëzakonshme, për rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Këtë e konfirmoi deputetja e VV-së, Aida Dërguti, e cila tha se deputeti, Bislim Zogaj, e ka tërhequr votën e tij dhe kësisoj ka dështuar mbledhja e nevojshme e nënshkrimeve, raporton Ekonomia Online.