Zëvendësministri në detyrë i Ministrisë së Infrastrukturës, Avni Zogiani i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka folur lidhur me situatën pas përhapjes së koronavirusit si dhe atë politike në vend, raporton Gazeta Express.
Zogiani është pajtuar me deklaratën e bashkë partiakes së tij, Fitore Pacolli që ditë më parë foli për shëndetësinë në vend.
“Ajo se çka ka deklaruar edhe Fitorja është se janë detyru me shku jashtë sepse nuk kanë kriju kushte me u shëru këtu. Nuk e di nëse është konsideru jashtë, nuk është sistem shëndetësor i Kosovës, nuk është trajtu këtu dhe mjafton me ditë si është manxhu shëndetësia këtu”, ka deklaruar ai.
Zëvendësministri në detyrë thotë se problemet në vend janë shkaktuar nga partitë që kanë udhëhequr deri më tani, derisa ka folur edhe për 1 mijë vaksinat e pranuara si donacion nga Serbia.
“Jemi në një situatë emergjente globale ku më së pakti mundemi me i zgjidhë problemet që janë kriju për 20 vite. Mundësia e Serbisë për të futur ndihma ka qenë këtu që 20 vite edhe është kriju prej PDK’së që e dëgjova sot z.Memlin. Këta kanë bë negociata që kanë bë që në disa sektorë të qeveriset bashkë, po pritet që LVV të ndërrojë të gjitha ato ligje në kohë pandemie. Serbia nuk është se fut materiale shëndetësore tash në Kosovë, po pse ja kanë mundësi këto parti politike. Kjo do rivendosje të sovranitetit sepse ka qenë i dëmtuar në pjesët ku ka qeveris paralelisht Serbia. Është e pamundur të ndryshohet në pandemi. Nëse qeveria do t’i refuzonte këto teste do të kishim reagime të organizata të të drejtave të njeriut”, ka deklaruar ai.
Zogiani thotë se Vetëvendosje do t’i përcjellë të gjitha rrugët kushtetuese për të mbrojtur këtë qeveri. Ai nuk e ka mohuar se mund të thirren edhe protesta.
“Ne do t’i përcjellim të gjitha rrugët kushtetuese që të mbrojmë këtë qeveri.
Unë mendoj që ka vullnet edhe për protestë, por ne e dimë se kemi argumente të mjaftueshëm kushtetues për me e pamundësu këtë”, shtoi ai