Zonja Presidente, dorëhiqu dhe shpëtoje Kosovën!

Prishtinë | 02 Kor 2023 | 13:57 | Nga Hisen Berisha

Kosova është në prag të një krize politike, që do e qoj në falimentim politik. Pas falimentimit ekonomik, me ndaljen e zhvillimit dhe falimentimit moral, me ikjen e mëse 200 mijë të rinjëve jashtë vendit, zhvillimet e vendimet e fundit politike të qeverisë, do ta shndërrojnë Kosovën në një vatër grupesh kriminale, të cilat do të jenë të predispozuara të kryejnë akte terroriste.

Pra, kjo erdhi si pasojë e deshtimit politik të Albin Kurtit, i cili për tre vite qeverisje i humbi miqtë strategjik të Kosovës duke përfshirë edhe SHBA- të.

Në një kohë, kur Kosova ishte në rrezik të emërohej si shtet me ushtri kriminale e terroriste, nga se siç paragjykohej, “në krye të saj ka udhëheqës me akuza kriminale, ani se të fabrikuara nga Serbia e Rusia”, kujtojmë se në atë kohë, ish-Kryeministri i Kosovës z.Ramush Haradinaj, dorëzoi mandatin e tij të parë, duke treguar se “atdheu është me i rëndësishëm se sa posti politik”.

Pas disa vitive, Sërbia me Rusinë, fabrikuan prap dosje për udhëheqësit e shtetit të Kosovës, kësaj radhe për Presidentin Hashim Thaçi dhe Kryeparlametarin Kadri Veseli, të cilët ende pa u ngritur aktakuzat për ta, ofruan dorëheqje, vetëm që shteti i Kosovës të mos dëmtohet me terma kriminal, të cilat do ta fyenin çdo qytetar të këtij vendi dhe përdhosnin institucionet e Kosovës.

Pra, kësaj radhe, për shkak të kursit politik, me masat sanksionuese për Kosovën, pritet të hyjë në “listen e zezë” të SHBA, Albin Kurti – Kryeministri i Kosovës, meqë dihet dhe është kuptuar agjenda e tij, për çka edhe nuk pritët të dorëhiqet.

Prandaj, duhet kërkuar nga Presidentja e Vendit që të ofron dorëheqjen dhe ti ftoj spektrin politik për një kompromis e konsensus politik, për të krijuar një qeveri tranzitore, gjithëpërfshirëse, mandati i të cilës nuk do kufizohej në kohë por do matej me përmbushjen e detyrave programore, që do të ishim: përmbushja e obligimeve kontraktuale ndërkombëtare të vendit; reforma në drejtësi bashkë me ligjin për lusracionin e dekriminalizim të institucioneve; reformimin e sistemit elektoral; mbylljen e të gjitha temave, mbi të cilat po krijohen kauza të rrejshme, përfshi edhe demarkimin e kufirit me Serbinë dhe ratifikimin ndërkombëtar të kufijve të Kosovës.

Opsioni më pak i deshirueshëm, është ta dërgoj vendin në zgjedhje të përgjithëshme të jashtëzakonshme, duke e kryer kështu një akt të ndershëm qytetar, para se Kryeministri ynë të publikohet në “listën e zezë” të SHBA-ve.

Kjo situatë, bashkë me zhvillimet në TS në Hagë, do ta ushqenin propagandën politike, diplomatike e mediale antikosovare, me theks sërbe. Pra, do të pushtohen mediat nga shkrimet, se si “Kryeministri i Kosovës, është në “listën e zezë” të SHBA” dhe “SHBA kundër vendit që e çliroj dhe e pavarësoj vet”.

Para se të publikohet Kryeministri në “listën e zezë” dhe të rrezikojmë pezullimin e njohjeve të Kosovës, Znj.Presidente, shpëto Kosovën dhe pavarësinë e saj!

Znj.Presidente, publikimi në “listën e zezë” të Kryeministrit, do të thotë pezullim i njohjeve nga mësë 50 shtete relevante dhe do të kthehemi në kohën e UNMIK, pra në pikën zero.

Po vërehet lexueshëm dhe po dihet tashmë, që plani i Albin Kurtit është ky.

Por, ju Znj. Presidente, shpëtojeni Kosovën, ofroni dorëheqjen!

Më i rëndësishëm është populli, shtetësia dhe institucionet e Kosovës, se pozita.

Autori është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.

Të ngjashme