Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ishte sot për ngushëllime në familjen Maloku për ngushëllime, së bashku me ministrin e Drejtësisë dhe një delegacion. “Ngjarja e fundit që ndodhi e kemi marrë me keqardhje shumë të madhe, me dhimbje shumë të madhe dhe e ndajmë me ju si familje dhe si farefis. Ngushëllimet më […]
Zotimi i presidentit në familjen Maloku ku ndodhi vrasja e dyfishtë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ishte sot për ngushëllime në familjen Maloku për ngushëllime, së bashku me ministrin e Drejtësisë dhe një delegacion.
“Ngjarja e fundit që ndodhi e kemi marrë me keqardhje shumë të madhe, me dhimbje shumë të madhe dhe e ndajmë me ju si familje dhe si farefis. Ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë Thaçi.
Ai ka kërkuar që kryesit e vrasjes së dyfishtë të dalin para drejtësisë.
“Ai mëngjesi i ditës së premte ka qenë shumë i rëndë, me ka marrë në telefon presidenti dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet të cilat janë duke e bërë maksimumin që këta njerëz që e kanë kryer këtë vepër kaq të rëndë të dalin para drejtësisë”, ka thënë ministri Tahiri.
Shani e Bahri Maloku u vranë të premten pas mesnate në pragun e shtëpisë nga dy persona me një breshëri plumbash në shtëpinë e tyre në fshatin Plloqicë të Malishevës. Për këtë rast nga ana e organeve të hetuesisë janë ndaluar dy persona.
Gjykata Themelore në Gjakovë, dy të dyshuarve që në shtëpinë e tyre kishin hyrë për vjedhje, u ka shqiptuar një muaj paraburgim. Paraburgimi u është caktuar dy të dyshuarve për këtë vrasje të dy me inicialet B.M.
Vrasja e dy vëllezërve Maloku ndodhi të premten në orët e para të ditës në fshatin Plloçicë të Malishevës.











