ZRRE: Tarifat e energjisë elektrike për vitin 2018 mbeten të njëjta

Prishtinë | 25 Gus 2018 | 15:50 | Nga

Parametrat e rinj rregullativë për periudhën 2018-2022, të miratuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë të hënën, nuk do të ndikojnë në tarifat e energjisë elektrike për vitin 2018, raporton KTV.

Kështu thuhet në një sqarim të ZRRE-së dërguar mediave, në të cilin hidhen poshtë disa prej raportimeve dhe pretendimeve të ditëve të fundit të bëra nga disa media dhe organizata të shoqërisë civile. Sipas ZRRE-së, reagimet e fundit, vlerësimet dhe kualifikimet janë në kundërshtim me realitetin për sa i përket reflektimit të këtyre parametrave në rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Për ZRRE-në disa nga këto vlerësime dhe reagime janë joprofesionale dhe mund të krijojnë opinion joreal te konsumatorët. Prandaj, si të tilla për ZRRE-në janë të papranueshme, cenojnë integritetin dhe profesionalizmin e ZRRE-së dhe për më tepër, dezinformojnë opinionin”, thuhet në sqarim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme