ZRrE tenton të sqarohet për licencimin e EFT-së

Prishtinë | 19 Dhj 2025 | 13:59 | Nga Ekonomia Online

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ështëe viktimizuar duke thënë se është përballur me presione dhe sulme të vazhdueshme, por që pavarësisht kësaj ka siguruar komunikim të rregullt dhe transparent me mediat për informimin e publikut, duke thënë se kompania EFT kompania Energy Financing Team AG ka qenë e licencuar për ushtrimin e aktivitetit të furnizimit me shumicë (tregti) të energjisë elektrike nga periudha 2006 deri më 2012.

Sipas tyre EFT është e licencuar nga ZRRE për ushtrimin e aktivitetit të furnizimit me shumicë (tregti) të energjisë elektrike nga viti 2016 deri 2021 dhe nga 2021 deri më 2026, gjithmonë në përputhje me kornizën ligjore”.

 “Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), e përballur me presione dhe sulme të vazhdueshme nga akterë të ndryshëm, ka ndjekur një qasje të përmbajtur institucionale duke mos u përfshirë në debate politike, me qëllim ruajtjen e paanshmërisë. Pavarësisht kësaj, ZRRE ka siguruar në vazhdimësi komunikim të rregullt dhe transparent me mediat për informimin e publikut dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore për transparencë dhe llogaridhënie. Kulmimi dhe mosndalja e këtyre ndërhyrjeve e bën reagimin publik të pashmangshëm.  ZRRE thekson qartë se procesi i licencimit të subjekteve energjetike bazohet në kritere të qarta ligjore dhe rregullative, dhe nuk ndikohet nga akterët e ndryshëm që janë jashtë kornizës ligjore dhe institucionale. Në lidhje me deklaratat e fundit për licencimin e kompanisë EFT, ZRRE informon opinionin e gjerë se kompania Energy Financing Team AG ka qenë e licencuar për ushtrimin e aktivitetit të furnizimit me shumicë (tregti) të energjisë elektrike nga periudha 2006 deri më 2012. Poashtu ju informojmë se Energy Financing Team LLC është e licencuar nga ZRRE për ushtrimin e aktivitetit të furnizimit me shumicë (tregti) të energjisë elektrike nga viti 2016 deri 2021 dhe nga 2021 deri më 2026, gjithmonë në përputhje me kornizën ligjore”, thuhet në reagim.

Tutje thuhet se “Çdo përpjekje për të paraqitur ndryshe këtë proces rrezikon të krijojë paqartësi në publik, dhe të dëmtojë besimin për institucionet e pavarura dhe stabilitetin e tregut të energjisë elektrike. Deklarata të tilla nga akterë të ndryshëm janë të papërgjegjshme, të dëmshme dhe nuk i shërbejnë as transparencës dhe as interesit publik. ZRRE është institucion i pavarur kushtetues dhe ligjor. Çdo tentativë nga individë apo grupe të caktuara të interesit për ndikim në çështjet rregullative përbën shkelje serioze të parimit të pavarësisë së rregullatorit, cenon sundimin e ligjit, dëmton funksionimin e tregut të energjisë dhe rrezikon në përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”.

Të ngjashme