Policia e Kosovës, ka arrestuar një mashkull serb në Zubin Potok të Mitrovicës së Veriut.
I dyshuari serb, nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar një mashkull serb tjetër, theksohet në raportin e policisë, njofton Klan Kosova.
Pas sulmit viktima ka pranuar tretman mjeksor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari mbahet deri në këndellje.
Rasti raportohet të ketë ndodhur në fshatin Gazivodë në mbrëmjen e së shtunës.