Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një punëtor në pompën e derivateve në fshatin Zupç të Zubin Potokut e kanë sulmuar persona të panjohur duke ia grabitur 850 euro.
“Viktima mashkull K-Serb punëtor në pompën e derivateve “Nin Petroll” ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur, të maskuar, e kanë sulmuar me shkopinj druri.
Nga viktima kanë grabitur 850 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.