Zubin Potok: Sulmohet punëtori i pompës së derivateve, i grabisin 850 €

Prishtinë | 07 Dhj 2016 | 10:30 | Nga

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një punëtor në pompën e derivateve në fshatin Zupç të Zubin Potokut e kanë sulmuar persona të panjohur duke ia grabitur 850 euro.

“Viktima mashkull K-Serb punëtor në pompën e derivateve “Nin Petroll” ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur, të maskuar, e kanë sulmuar me shkopinj druri.

Nga viktima kanë grabitur 850 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme