Mark Zuckerberg mori një goditje të rëndë të mërkurën, ku në vetëm dy orë pas mbylljes së bursave ai ka humbur 3.7 miliardë dollarë.
Pavarësisht rezultateve mjaft pozitive në dy tremujorët e parë të këtij viti, themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i Facebook, Mark Zuckerberg mori një goditje të rëndë të mërkurën, ku në vetëm dy orë pas mbylljes së bursave ai ka humbur 3.7 miliardë dollarë.
“Forbes” shkruan se pasuria e Zuckerberg ra në 50.6 miliardë dollarë, por megjithatë, ai qëndron në vendin e pestë në listën e më të pasurve të botës, teksa pas tij renditet miliarderi meksikan Carlos Slim. Para mbylljes së tregjeve, vlera e pasurisë së Zuckerberg ishte 54.4 miliardë $.
Raportet e mëparshme të këtij viti kanë qenë mjaft pozitive për Zuckerberg. Në muajin korrik, kompania publikoi rezultatet e tremujorit të dytë, me një rritje të aksioneve prej 3.4 miliardë dollarë. Po ashtu edhe në tre mujorin e parë të vitit kompania shënoi një rritje prej 4.2 miliardë dollarësh.