Zuckerbergu përshëndet planin e Francës për të luftuar gjuhën e urrejtjes

Prishtinë | 11 Maj 2019 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Themeluesi i rrjetit social, Mark Zuckerberg ka thënë të premten se përpjekjet e Francës për të krijuar rregullore për luftimin e gjuhës së urrejtjes në platformat online, është model për Bashkimin Evropian.

Ai i ka bërë këto deklarata pasi është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron në Paris.

“Unë jam optimist për rregulloret që janë vënë në zbatim”, ka thënë Zuckerberg para selisë së Facebook-ut në Paris.

“Do të jetë e vështirë për ne dhe do të ketë gjëra me të cilat nuk pajtohemi. Kjo është e natyrshme. Mirëpo në mënyrë që njerëzit të kenë besim në internet, duhet të ketë rregullore të duhura”, ka thënë ai.

Në një raport të hartuar nga Macron dhe të publikuar më herët gjatë ditës, rekomandaohet që të shtohet mbikëqyrja në rrjetin social më të madh në botë dhe t’iu lejohet rregullatorëve të pavaruar të vëzhgojnë përpjekjet për shpërndarje të gjuhës së urrejtjes.

“Shpresoj që një gjë e tillë do të bëhet model kombëtar jo vetëm për Francën, mirëpo do të funksionojë edhe si udhëzues në gjithë Bashkimin Evropian, në kohën kur pritet të krijohet struktura e re e Parlamentit Evropian”, ka thënë Zuckerberg në Paris.

Ky takim ka ndodhur pasi Facebook-u është kritikuar ashpër nga krerë politikë në të dështuarit e largimit sa më të shpejtë të pamjeve të masakrës që ka ndodhur në Kristçërç të Zelandës së Re në muajin mars.

Në atë sulm, të kryer nga një i vetëquajtur supremacist i bardhë kanë vdekur 50 persona, derisa pamjet gjatë vrasjes kanë qarkulluar në rrjetet sociale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme